Topi fton Papen ne Shqiperi

17/11/2009 08:30

Presidenti i Republikes, Bamir Topi, eshte takuar dje ne Rome me kreun e Kishes Katolike boterore, Papen Benedikti XVI.

Takimi eshte zhvilluar ne kuader te Samitit Boteror te Organizates se Ushqimit dhe Bujqesise se OKB-se, (FAO) i cili po zhvillon punimet e tij mbi “Sigurine e Ushqimit” ne Rome.

Pas zgjedhjes se kryetarit dhe zevendeskryetareve dhe aprovimit te Deklarates se Samitit Boteror per “Sigurine e Ushqimit”, Shenjteria e Tij, Papa Benedikti XVI, i cili hapi edhe sesionin e pare plenar me fjalimin e tij, u takua me Presidentin Topi dhe Zonjen e Pare ne mjediset e FAO-s ne Rome.

Siç behet e ditur ne njoftimin per shtyp te Presidences, kreu i shtetit shqiptar vleresoi marredheniet shume te mira historike te Shqiperise me Seline e Shenjte, e falenderoi Atin e Shenjte per ndihmesen e çmuar dhe rolin qe Vatikani dhe Kisha Katolike kane luajtur per ringjalljen shpirterore dhe morale te besimtareve shqiptare dhe te parimeve e vlerave te shenjta.

Presidenti Topi e ftoi Atin e Shenjte, Papen Benedikti XVI qe te vizitoje vendin tone, ftese e cila u mireprit me shume kenaqesi nga Shenjteria e Tij. Presidenti Topi eshte takuar dhe me Kryeministrin italian, Berluskoni dhe sekretarin e Pergjithshem te OKB-se, Ban Ki Mun.

Top Channel