Elbasan, aksident rrugor, viktima

17/11/2009 22:55

Tre persona humben jeten ne oret e mbremjes se te martes, pasi makina me te cilen ata udhetonin perfundoi ne ujerat e lumit Shkumbin, teksa ishte duke levizur ne segmentin Elbasan-Peqin.

Aksidenti ndodhi ne vendin e quajtur Paper dhe si shkak paraprakisht policia mendon se ka qene shpejtesia tej normave te lejuara.

Pas aksidentit, banore te zones njoftuan policine, ku kjo e fundit, edhe me disa forca zjarrfikese shkuan ne vendngjarje dhe nisen operacionin per gjetjen e trupave, ndersa ishin te paqarte fillimisht per numrin e tyre.

Ne fillim eshte nxjerre nga mjeti drejtuesi, Roland Salo, qe pas verifikimit rezultoi te ishte edhe pronari i automjetit tip fuoristrade me targa te Durresit.

Sipas burimeve zyrtare te policise, ne makine ndodhen edhe dy persona te tjere, per te cilet forca te shumta policie kane nisur kerkimet per gjetjen e tyre.

Top Channel