Obama: Zhvillimi i Kines, avantazh per rajonin

14/11/2009 10:05

“Nje Kine e forte dhe e begate i sherben te gjitheve. Shtetet e Bashkuara synojne te vijojne nje bashkepunim pragmatik me Kinen ne termat e interesit reciprok”.

Keshtu deklaroi ne Tokio, ne etapen e pare te turit te tij ne Azi, presidenti amerikan Barack Obama.

Presidenti theksoi se nuk kerkon te ‘frenoje’ suksesin ekonomik te Kines, sepse begatia e Pekinit mund te jete nje e mire per te gjithe.

“Nese zhvillojme fushat e bashkepunimit, fushat e ndikimit do te jene me pozitive ne te gjithe kombet e rajonit”, u shpreh Obama.

Sipas tij bashkepunimi pragmatik ne termat e interesit reciprok, eshte i rendesishem, pasi asnje vend nuk mund te zgjidhe vetem sfidat e medha te shekullit XXI.

Top Channel