Itali, 12 te arrestuar, mes tyre edhe shqiptare

14/11/2009 09:30

E kane quajtur operacioni “Burgu” e ne fakt ka çuar pas hekurave 12 persona, italiane, shqiptare dhe maqedonas, me akuzen e trafikut te lendeve narkotike.

Rojet Financiare te Trentos, ne veri te vendit, kane kryer nje operacion te zgjeruar ku moren pjese 60 agjente ne Rome, Bergamo, Pistoia, Firenze, Modena e Bologna.

Sipas te hetimeve, qe kane filluar qe ne shkurt te vitit 2006, organizata merrej me importimin e kokaines nga Hollanda dhe te heriones nga Maqedonia dhe Shqiperia. Behet e ditur se sasia e pergjithshme e ketyre lendeve te futura ne Itali, 130 kg heroine dhe 45 kg kokaine, ka patur nje vlere prej rreth 18 milion eurosh.

Jane kapur edhe arme, cigare kontrabande dhe targa fallco makinash dhe radiotransmetuese.

11 anetare te tjeter te organizates po kerkohen ne vende te ndryshme te Europes, per ta eshte leshuar nje urdher nderkombetar arresti.

Top Channel