Pakistan, serish sulme ne Peshavar, viktima

13/11/2009 04:10

Te pakten 5 persona kane mbetur te vdekur dhe mbi 15 te tjere jane plagosur pas shperthimit te nje bombe ne Peshavar ne Pakistan.

Lajmi njoftohet nga mediat vendase e cilat saktesojne se nje bombe ka shperthyer ne nje ndertese te sherbimeve te inteligjences pakistaneze ne krahinen veriore te Peshavarit.

Sulmet me bombe ne krahinen e Peshavarit jane shpeshtuar qysh prej nisjes se ofensives ushtarake nga ana e qeverise se Islamabadit kunder talebaneve ne zonat veriore ne kufi me Afganistanin. Vetem brenda pak javesh mbi 100 persona kane humbur jeten si pasoje e shperthimeve dhe qindra te tjere kane mbetur te plagosur.

Top Channel