Ekonomia e eurozones del nga recesioni

13/11/2009 11:45

Te dhenat e fundit tregojne se ekonomia e eurozones ka dale nga recesioni pas rritjes se regjistruar mes korrikut dhe shtatorit.

Ekonomite e 16 vendeve qe perdorin valuten e euros jane rritur me 0.4 perqind pas tkurrjes me 0.2 perqind gjate periudhes prill-qershor.

Ekonomite e Frances dhe Gjermanise jane rritur te dyja per tremujorin e dyte rresht, duke u konfirmuar si ekonomite me te medha te eurozones qe dalin nga recesioni.

Gjithesesi, ekonomite e ketyre dy vendeve jane rritur me pak se parashikimet, shenje qe tregon se tentativat per rimekembje mbeten aktive.

Ekonomia gjermane eshte rritur me 0.7% ne tremujorin e trete, ndersa ajo franceze me 0.3 perqind, ben te ditur ministrja franceze e Financave Christine Lagarde.

Edhe ekonomia japoneze dhe ajo amerikane kane dale nga recesioni, ajo e vendit aziatik ne tremujorin e dyte te vitit, ndersa ajo e SHBA ne tremujorin e trete.

Ndersa ajo e Mbreterise se Bashkuar vazhdon me kontraktimin me te gjate qe regjistrohet qe prej Luftes se Dyte Boterore.

Bashkimi Europian ne teresi, duke perfshire 27 vendet anetare, mes te cilave Britanine dhe Suedine, ka dale nga recesioni duke u rritur me 0.2 perqind ne tremujorin e trete.

Top Channel