Celibashi: Anetaret e KLD, vetem me ligj

12/11/2009 20:50

Konferenca Gjyqesore Kombetare, e cila, sipas Kushtetutes zgjedh kater anetare te Keshillit te Larte te Drejtesise, nuk ka funksionuar gjithmone ne baze te nje ligji te posacem.

Deri ne vitin 2005 Konferenca Gjyqesore organizohej me nismen e vete gjyqtareve. Ne ate kohe, Ilirjan Celibashi ishte gjyqtar.

“Une ne ate kohe kam qene gjyqtar ne Gjykaten e Apelit dhe me kujtohet qe gjyqtaret miratuan rregulloren e konferences, mbi te cilen eshte bere zgjedhja e anetareve te KLD. Ky institucion eshte bazuar ne kete rregullore, derisa Gjykata Kushtetuese e shpalli atni-kushtetuese”, deklaron Celibashi.

C’do te ndodhe? Ligji per Konferencen Gjyqesore kerkon nje shumice te cilesuar prej 84 votash. Ndaj mungesa e opozites ne Parlament e ben te pamundur miratimin e tij.

Ne keto kushte, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli mbeshtet percaktimin e rregullave nga vete trupa gjyqesore.

Kurse nenkryetari i KLD-se Kreshnik Spahiu, i cili ne qendrimet e tij ka qene gjithmone ne nje ze me kryetarin e KLD-se, presidentin e Republikes, kerkon miratimin me pare te ligjit.

Per Ilirjan Celibashin, skenari eshte i qarte. “Edhe nese trupa e gjyqtareve veteorganizohet dhe konstituon Konferencen Gjyqesore Kombetare, mund te qelloje qe nese rezultati qe vjen nga ky votim te jete i pranueshem, do konsiderohet zgjedhje legjitime. Por nese individet nuk do te jene te pranueshem, atehere do te dale argumenti juridik qe duhet ligji”, sqaron Celibashi.

Ne baze te ligjit per KLD-ne, 4 anetaret te cileve u ka mbaruar mandati qendrojne ne detyre deri ne zgjedhjen e anetareve te rinj.

Kjo sipas zotit Celibashi u jep atyre me shume legjitimitet se sa zgjedhja e 4 anetareve te rinj nga nje konference gjyqesore e veteorganizuar ne mungese te nje ligji te posacem.

Zgjedhja e anetareve te KLD-se ka rendesi per te garantuar pavaresine e ketij institucioni qe njihet si qeveria e gjyqesorit nga qeveria e vertete, frut i mazhorances politike.

Top Channel