Topalli mbeshtet gjykatesit

11/11/2009 19:50

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka deklaruar se eshte ne te drejten e trupes gjyqesore te vendit te percaktoje vete rregullat e zgjedhjes se perfaqesuesve te vete ne Keshillin e Larte te Drejtesise.

Zonja Topalli mbajti kete qendrim ne emer te mazhorances, gjate nje takimi me te zgjedhurit e Parlamentit ne KLD, Neshat Fana dhe Lefterie Lleshi, ndersa nenkryetari i KLD-se, Kreshnik Spahiu mungonte.

Sipas njoftimit zyrtar, kryetarja e Parlamentit perkrahu nismen e Gjykates se Larte, e cila, ne unanimitet me kryetaret e te gjitha gjykatave te vendit dhe organizmat nderkombetare, vendosi qe paralelisht me procesin ligjvenes, trupa gjyqesore te veteadministrohet ne menyre te pavarur per zevendesimin e 4 anetareve te KLD-se qe u ka skaduar mandati.

Kjo do te thote se ne kushtet kur per miratimin e ligjit per Konferencen Gjyqesore duhen 84 vota dhe kur opozita bojkoton Parlamentin, mazhoranca perkrah zgjidhjen per rregullimin e procesit te votimit nga vete trupa gjyqesore, pa pritur me pare kalimin e ligjit ne parlament.

“Te drejtat e gjyqesorit per t’u perfaqesuar ne KLD me te zgjedhurit e tij nuk mund te pengohen, tjetersohen dhe asgjesohen nga askush”, thote njoftimi nga Kuvendi i Shqiperise, i cili, “mbeshtet trupen e gjyqesorit te vendit dhe te drejten e tij per te zgjedhur dhe zevendesuar cdo pese vjet perfaqesuesit e vete ne KLD”.

“Cdo qendrim tjeter, thote njoftimi i Parlamentit, i kujtdo individi, i cili pengon gjyqesorin ne ushtrimin e te drejtave te veta eshte antikushtetues dhe i papranueshem per Kuvendin e Shqiperise”.

Kjo deklarate do te thote gjithashtu se mazhoranca ne Kuvend eshte kunder deklarates se nenkryetarit te KLD-se, Kreshnik Spahiu, sipas te cilit zevendesimi nga Konferenca Gjyqesore i 4 anetareve te KLD-se, qe u ka mbaruar mandati, mund te behet vetem pas miratimit te ligjit nga Parlamenti.

Top Channel