Maqedonia fqinje ka dhene nje “kontribut” te rendesishem per perkeqesimin e situates se permbytjeve ne Shqiperi, pasi ka hapur dje portat e Drinit te Zi, duke shtuar ndjeshem prurjet e ketij lumi.
Agjencia maqedonase e lajmeve INA, njoftonte dje se, reshjet e panderprera diteve te fundit kane shkaktuar akumulim te madh te ujit ne Liqenin e Ohrit dhe portat jane hapur, pikerisht kur ne zonen e Lezhes ne Shqiperi ka permbytje te medha.
Sipas agjencise, nga permiresimi i situates hidrologjike nga shirat e diteve te fundit, qe kane perfshire tere rajonin e bashke me te edhe rajonin e Liqenit te Ohrit, eshte konstatuar permiresimi i situates hidrologjike ne Liqenin e Ohrit, ndaj ka filluar derdhja e nje sasie te konsiderueshme te ujit nga ky Liqen, permes Drinit te Zi, ne drejtim te liqeneve akumuluese te hidrocentraleve Shpile e Gllobocica ne Maqedoni dhe Fierze, Vau i Dejes dhe Koman ne Shqiperi.
Raportohet se per momentin, ne digen e Liqenit te Ohrit, prej nga buron Drini i Zi, jane te hapura tri portat, qe sipas vleresimeve derdhin rreth 30 metra kub uje per sekonde. Reshjet e periudhes se fundit, sidomos diteve te fundit, kane ndikuar dukshem ne permiresimin e nivelit te Liqenit te Ohrit.
Ne kete kohe, kur mbreteron periudha e baticave te ujit ne pergjithesi, si dukuri natyrore-gjeografike, verehet rritje e jashtezakonshme e nivelit te Liqenit te Ohrit.
Autoritetet maqedonase saktesojne se per momentin derdhet dhe “dergohet” ne drejtim te akumulimeve rreth 30 metra kub uje per sekonde, cka ndryshon situaten e pergjithshme jo vetem te liqeneve akumulues ne Gllobocice dhe Shpile te Dibres, por edhe ne liqenet akumulues ne Fierze, Vau i Dejes, Koman e sidomos ne ultesiren e Lezhes, ku ka permbytje te shumta.
Nga Enti Hidrobiologjik ne Oher kane pohuar se duhen mbyllur portat e hapura pa konsultim me ekspertet hidrologjike, por punetoret e Hidrocentralit “Gllobocica”, mbase me iniciative te tyre i kane hapur tri portat qe per momentin po “ndihmojne” permbytjet ne Shqiperi, kur niveli ne liqenet akumuluese eshte i kenaqshem.
Dihet se niveli dhe kuotat tolerante te lartesise mbidetare dhe nivelit te ujit ne Liqenin e Ohrit eshte 693.10 kuota minimale, ose pika me e ulet mbidetare dhe 693.40 pika me e larte e lartesise mbidetare, respektivisht nivelit te Liqenit te Ohrit.
Kuotat mbi dhe nen keto shifra jane situata alarmante dhe ndryshojne teresisht situaten hidrobiologjike dhe te biodiversitetit ne Liqenin e Ohrit. Megjithate, derdhja e kesaj sasie te ujit ne drejtim te akumulimeve, per momentin nuk rrezikon kuotat e nivelit te Liqenit te Ohrit.
Kjo nuk eshte hera e pare kur autoritetet maqedonase urdherojne ose lejojne hapjen pa urdher te portave te Drinit, ne periudha permbytjesh per Shqiperine. Mes dy vendeve ekziston nje marreveshje per shfrytezimin e lumenjve, por kjo marreveshje eshte lidhur me ish-Jugosllavine dhe autoritetet e Shkupit nuk jane te pritura ta zbatojne gjithmone.
Top Channel