Papajani: ARMO i pagoi detyrimet

06/11/2009 19:25

Drejtori i pergjithshem i tatimeve, Artur Papajani deklaroi se levizjet ne Drejtorine e Tatimeve ne Fier kane qene te programuara dhe nuk kishin lidhje me incidentitn e ndodhur per bllokimin e kompanise ARMO.

Kreu i tatimeve te Fierit u lirua nga detyra ne te njejten dite me ate te drejtorise se policise, vetem 10 dite pas incidentit tek ARMO. Gjithashtu kreu i tatimeve beri te ditur se tashme kompania ARMO i ka paguar te gjitha detyrimet qe kishte ndaj tatimeve, cka ka bere te mundur, sipas tij edhe zhbllokimin e punes ne rafinerine e vetme ne vend.

Papajani u shpreh se administrata tatimore eshte e vendosur te vazhdoje punen e saj ne respektim te ligjit per trajtimin me barazi te te gjitha bizneseve ne treg.

Top Channel