Olta Gixhari: Rruga e veshtire e nje aktoreje te re

05/11/2009 18:55

Eshte mbremje, aktorja me e re e skenes se teatrove shqiptare, Olta Gixhari zgjedh shpesh, shtepine si strehen me te rahatshme per te kaluar nje mbremje relaksuese.

Por papritur qetesia mbytese e Oltes prishet nga dy miqt me te ngushte. Liza dhe Rezarti jane per te njerezit te cilet e kthejne prapa ne kohe, ne ate te fillimeve te shoqerise studentore. Edhe pse thone shpesh, se miqesia e krijuar ne bankat e fakultet nuk zgjat, per Olten dhe miqte e saj, ajo funksion mrekullisht.

Takimet e shpeshta dhe mikpritese ne shtepine e aktores 23 vjecare Olta Gixhari, per ta sjellin nostalgjine e nje miqesie qe nuk i ka rrenjet vetem ne profesionin prej aktori. Rutinen e perditshme ato e thyejne mes batutash dhe kujtimesh te hershme. Ne jetegjatesine e miqesise se tyre 6 vjecare, pervec humorit, eshte edhe vete Olta qe i mundeson njerezve te qenurit komod me ta.

Edhe pse dicka deri ketu duket se eshte perfekte, nuk eshte keshtu. Tipi imponues i Oltes dhe te qenurit nje shofere e keqe, per Lizen dhe Rezartin, eshte dicka shqetesuese. Por jo gjithe jeta e Oltes rrotullohet mes kater muresh. Veten ajo e gjen ne skenen e teatrove, ku fal emocion ndaj spektatoreve. Duket sikur dalja ne skene ende si studente e vitit te trete me vepren e Tenesi Eilliams “Tranvaj me emrin deshire”, beri qe Olta te spikaste tek regjisoret.

Albert Minga ishte ai qe beri vajzen lozonjare te drames te ngjiste shkallet e Teatrit Kombetar. Feminiliteti dhe ngjashmeria me divat e viteve 50’, ndoshta  e coi Mingen ne konkluzionin se Olta ishte, e duhura per roli qe do te mbarte mbi vete. Duke shijuar ende suksesin e roleve te vena ne skene e duke ndenjur gjithnje mes miqsh, Olta, vazhdon ditet e saj, duke menduar per rrugen e gjate te suksesit, ne vite.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel