Vlore, gjendet kufoma e nje burri

04/11/2009 08:15

Gjendet kufoma e nje burri, nderkohe qe nga hetimet paraprake ka rezultuar se shkak mund te jete bere rrezimi nga lartesia ne gjendje te droguar.

Ka qene ora 08:30 te mengjesit te djeshem, kur uniformat blu te qytetit te Vlores kane gjetur nje trup te pajete, gati te dekompozuar. Trupi eshte gjetur ne nje vend te braktisur, ne brendesi te lagjes “29 Nentori” te qytetit bregdetar.

Ai ishte ne cepin e nje bahceje, dhe eshte pikasur nga kalimtare te rastesishem. Ka qene nje telefonate e mberritur heret ne mengjes prane salles operative, qe ka vene ne levizje uniformat blu te shkojne ne vendngjarje. Viktima eshte rreth te 40-ve dhe nga hetimet e para trupi gati i dekompozuar mendohet te jete i Dritan Mukes, banor i Vlores.

Por gjithsesi fjala i mbetet ekspertizes mjeko-ligjore per te nxjerre te dhenat perfundimtare mbi personin, pasi kufoma ka qene gati e paidentifikueshme per shkak te demtimeve qe kishte pesuar nga qendrimi jashte per nje kohe te gjate. Mendohet qe trupi i pajete te kete qene ne kete vend te braktisur prej me shume se 15 ditesh dhe ende nuk dihen shkaqet e vdekjes se 40-vjecarit.

Do te jete ekspertiza mjeko-ligjore qe do ta ndihmoje policine te percaktoje dhe shkakun e vdekjes se tij. Aktualisht grupi hetimor i ka perqendruar hetimet ne disa pista: qe nga vdekja aksidentale, vdekje per shkaqe natyrore, overdoza e deri te nje vrasje e mundshme. Por pista me e mundshme eshte ajo e vdekjes aksidentale, kjo per shkak te pozicionit qe eshte gjetur kufoma. Mendohet qe burri te kete vdekur gjate kapercimit te murit.

Ai mund te jete rrezuar aksidentalisht dhe te kete pesuar vdekjen e menjehershme. Vendi ku eshte gjetur trupi i pajete eshte i fshehur mes pallateve dhe perdoret nga te rinj qe drogohen ose nga prostitutat. Trupi i pajete eshte cuar ne morgun e spitalit te Vlores, ndersa hetohet edhe per raste te denoncimeve te njerezve te humbur ne keto 15-20 ditet e fundit. Sipas punonjeses se morgut, trupi i burrit nuk ka asnje shenje dhune ose plage, goditje me thike ose me plumb, duke perjashtuar mundesine e ndonje vrasjeje.

Top Channel