Ndjekje penale babane qe lidhi dy vajzat

04/11/2009 08:10

Skandali i Bllates, ku dy motrat Fllanza dhe Fidane Keshi, perkatesisht 47 dhe 35 vjece, mbaheshin te lidhura me zinxhire nga i ati, nuk ka kaluar pa zgjuar interesimin e policise.

Burime nga policia e Dibres bejne me dije per “Shqip”, se kane bere kallezim penal ne prokurori, duke cuar per ndjekje penale me akuzen e “heqjes se paligjshme te lirise”, babane Hajredin Keshi, qe mbajti per rreth 20 vjet dy vajzat e tij te lidhura me zinxhire. Policia, pas publikimit te skandalit ne media, shkoi ne Bllate, ne banesen e familjes Keshi, ku ne prani edhe te mediave konstatoi se dy motrat mbaheshin te lidhura me zinxhire.

Pervecse te lidhura, motrat skizofrene jetonin ne kushte skandaloze, ne nje shtepi kasolle pa shtroje e mbuloje. Vetem para kater diteve, motrat Keshi “munden” te lirohen nga zinxhiret dhe u derguan per mjekim te specializuar ne spitalin psikiatrik te Shkodres. Dje, shtepine ku mbaheshin te lidhura motrat e gjetem krejt te qete dhe te mbyllur me kyc. Fqinjet treguan se Hajredin Keshi kishte shkuar ne Maqellare, qender e komunes.

Ne mungese te tij takuam dy kunatat e vajzave te semura, Fejzie dhe Lavdie Keshi, te cilat pohojne se motrat nuk mbaheshin te lidhura prej 20 vitesh, por vetem prej dy viteve. “Dinia, thone ato, nuk eshte fort ne ‘rregull’ kur thote se i ka mbajtur vajzat per 20 vjet te lidhura me zinxhire, pasi ka qendruar gjate ne burg”.

Deri ne vitin 1999 kur dhe vdiq, atyre u ka sherbyer e ema, si edhe ne kunatat, por prej dy vitesh gjendja e tyre shendetesore u perkeqesua dhe u detyruam t’i lidhim. Ne kthim nga Bllata, krejt rastesisht takojme Dinen, i cili kthehej nga Maqellara. I pyetur nese vertet i ka mbajtur vajzat te lidhura me zinxhire per 20 vjet, ai pergjigjet se edhe i ka leshuar, edhe i ka lidhur gjate gjithe kesaj periudhe.

“Kur shkoja ne pune isha i detyruar t’i lidhja, pasi nuk mund t’i gjeja me ne shtepi, se largoheshin”, thote ai. Dinia ende nuk e di se eshte denoncuar nga policia per “shkelje te te drejtave te njeriut”, pasi ka mbajtur te lidhura vajzat e tij. “Une po kthehem nga komuna, ku pergjegjesi i ndihmes ekonomike, Isuf Osmani, me tha se kete muaj do te ma jape pensionin e invaliditetit per vajzat e semura, por ne muajt ne vazhdim nuk di se si do te behet”, thote Dinia.

Ai thote gjithashtu se deshiron te shkoje t’i shohe vajzat ne Shkoder, por nuk mund te shkoje po nuk i dhane leket e pensioneve te tyre. Gjithsesi, tashme i mbetet Prokurorise se Dibres te vendose per 70-vjecarin Dine Keshi, veprimet e te cilit kane shokuar mbare opinionin.

Top Channel