Albani dhe Miriami, dashuria qe lindi nga muzika

04/11/2009 18:55

Nje dashuri qe lindi me muziken, nje karriere artistike qe lidhet po me muziken. Alban Skenderaj, dikur nje djale pasionant qe jetonte ne Itali me endrren per t`u bere kengetar.

Gjashte vjet me pare, ai u shfaq shume modest ne skenen e  festivalit te pare te muzikes alternative “Top Fest”, por me pas kenga e tij “Vetem ty” u be hit, ndersa ai: idhulli i vajzave.

Kenge dhe videoklipe, turne brenda dhe jashte Shqiperise, imazh televiziv ne reklama, plotesojne ne nje fare menyre profilin artistik te tij.

Pasioni per kengen, vec fames, i solli edhe dashurine. Mesojme se nga nje takim i  rastesishem, ne stacionin qendror te trenit ne Zyrih, 27 vjecari takoi “shpirtin binjak” ose “gjysmen tjeter te zemres”, kengetaren e njohur Mirjam Camin.

“Me Mirjamin jam njohur ne mars te 2007-es, ka qene tek stacioni i trenit ne Zyrih te Zvicres. Qe aty filluam te njiheshim dhe pas kontakteve te ndryshme filluam te pelqeheshim”, shprehet Albani.

Nje  dashuri qe lindi nga “muzika” dhe  perfundon me zgjedhjen e te rinjve per te ndenjur bashke.

Prej 2 vjet e gjysme, ata ndajne, ne nje shtepi te vogel ne Mynih te Gjermanise, “te perditshmen e tyre” ate artistike dhe ate qe i paraprin jetes familjare.

“Per nje qe merret me muzike nuk ka nje te perditshme standarde. Miriami vazhdon punet e veta per sa i perket puneve qe ka ne Gjermani, merret me emisionet e saj. Zakonisht kur jam ne shtepi shkruaj kenge. Mundohemi te jemi te balancuar qe te gjejme kohen e duhur per te ndenjur bashke”, thote Albani.

Jeta prej artistesh, e ka  ndihmuar ciftin simpatik, te pershtatet mjaf mire me jeten ne vend te huaj. Duke degjuar “te pathenat e tyre” na bejne te kuptojme se, ata jane kopja e njeri-tjetrit, deri ne kufijte e perfeksionit.

“Kemi pasur shume fat qe kemi gjetur njeri-tjetrin dhe ndajme te njejtin pasion ne te gjitha aspektet si ne pune dhe ne jeten private. Persa i perket jetes ne shtepi tashme jemi marre vesh pas shume kohe bashke”, shprehet Mirjami.

Kane ardhur ne Shqiperi “blic”, ne nje inkursion shume te shpejte, per te hedhur themelet e nje projekti te ri.

Do te jene perseri ata te dy dhe skena, e ndare midis dy vendeve, e ndare midis dy zemrave.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel