Deshmitaret e Gerdecit, ne liste sekretarja e Mediut

03/11/2009 19:30

Nje liste e gjate deshmitaresh prej 391 personash pritet te nisin rrefimin e tyre ne Gjykaten e Tiranes jo vetem mbi cfare ndodhi ne Gerdec ne 15 mars, por edhe te japin versionin e tyre mbi ndertimin e punishtes se Gerdecit.

Mes emrave te shumte ku nuk mungojne familjaret e te gjithe viktimave, vihet re kerkesa e prokurorise per te marre deshmine e nje numri te madh zyrtaresh te Ministrise se Mbrojtjes, mes te cileve deri edhe ish sekretarja e ministrit te Mbrojtjes.

Ne listen e deshmitareve prokuroria nuk ka futur ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Do te vijne si deshmitare ne procesin me 19 te pandehur, specialiste te shumte te armatimit, shefa te logjistikes te disa depove qe furnizonin Gerdecin si dhe Hysni Gjergji, drejtori i Sherbimit Informativ Shteteror.

Prokuroria ka kerkuar si deshmitare edhe nje emer shume te lakuar pas tragjedise se Gerdecit, Patrik Henry, qe njihet ne dosje si perfaqesuesi i shoqerise amerikane SAC. Se bashku me te jane edhe kater shtetas te tjere amerikane qe kane punuar ne Gerdec.

Nderkohe lista ka edhe deshmitare te tjere nga Ministria e Financave, kryetari i bashkise se Vores, nga SHKB e Ministrise se Drejtesise, mjeke dhe punonjes policie apo nje emer tjeter shume i diskutuar ai i Rahman Selmanlllari, i akuzuar nga media si ndermjetes ne biznesin e demontimit te municioneve.

Top Channel