Prifti: Zgjedhja e Jakes, e paligjshme

02/11/2009 20:25

Ministri i Ekonomise, Dritan Prifti e ka konsideruar si te paligjshme zgjedhjen e Nikolin Jakes ne krye te Dhomes se Tregtise se Tiranes.

Permes nje shkrese zyrtare Prifti ka deklaruar se zgjedhja e Jakes eshte e pavlefshme pasi procedurat e zgjedhjes se tij kane qene jo transparente.

“Zgjedhja e tij nuk ka qene ne rendin e dites dhe nuk jane thirrur te gjithe anetaret e Dhomes, gje qe bie ne kundershtim me statutin. Gjithashtu, Jaka nuk permbush kriteret per te qene kryetar, pasi nuk ka qene me pare anetar i Dhomes”, eshte shprehur Prifti.

Ai ka kerkuar shpalljen e pavlefshme te zgjedhjes se Nikolin Jakes dhe caktimin e nje tjeter date per te zgjedhur kryetarin e DHT.

Top Channel