Izraelitet “do te rindertojne” Korçen

31/10/2009 08:40

Nje studio izraelite dhe nje firme greke fitojne te drejten e hartimit te planit rregullues te qytetit te Korçes.

Nje ekip ekspertesh nga studioja izraelite e projektimit “Lerman Architects & Toen Planners” jane njohur dje me planin ekzistues dhe te dhenat mbi mundesite e zhvillimit te nje plani te ri rregullues, per t’i dhene nje tjeter vizion qytetit juglindor.

Ekipi i perbere nga 16 eksperte eshte njohur ne detaje me sistemin e lagjeve dhe te zonave historike, karakteristikat e ndertimeve, hapesirat e gjelbra dhe pronesite.

Pjese e informacionit te servirur ka qene dhe rrjeti rrugor dhe infrastruktura ekzistuese qe nga ujesjellesit dhe kanalizimet, ndertimet e vjetra dhe te reja, bulevardet dhe zonat ku mund te krijohen hapesira per kembesoret, etj.

Ekspertet kane kerkuar konsultime dhe njohuri mbi zonen per te hartuar me tej nje plan te ri rregullues, ku do te kombinohet tradita me modernen.

Po synohet nderthurja e trashegimise dhe zonave me lagje te vjetra, me krijimin e hapesirave per lagje te reja me ndertime moderne.  

Top Channel