Dy shperthime tritoli, policia pa autore

31/10/2009 08:30

Serish shperthime tritoli ne qytetin e Delvines dhe ate te Sarandes. Ne objektivin e lendes plasese ne qytetin e Delvines mesohet te kete qene automjeti i nje biznesmeni, te quajtur Ermal Meleqi.

Burimet policore qe shkuan ne vendngjarje, thane se lenda plasese e vene ne automjetin e tij ka qene e llojit tritol dhe se ngjarja eshte regjistruar dje, rreth ores 09:00 te mengjesit.

Te njejtat burime thane se si rezultat i shperthimit eshte nxjerre jashte perdorimit automjeti i tipit “Benz” me targa te Delvines, por jane shkaktuar demtime edhe ne banesat perreth vendit te ngjarjes.

Policia eshte duke zbardhur ngjarjen dhe duke identifikuar autorin, nderkohe qe biznesmeni i demtuar nuk ka pohuar asnje dyshim rreth autoreve te mundshem te saj.

Ndonese nuk eshte shoqeruar me deme dhe nuk dihet shenjestra e sakte e shperthimit te nje mase tritoli, nje tjeter ngjarje eshte regjistruar dje, ne oret e para te dites, edhe ne qytetin e Sarandes.

Burimet policore nga ky komisariat nuk dhane asnje informacion rreth saj, perveç faktit qe vendi i vendosjes se tritolit ka qene ne afersi te stadiumit te futbollit, ende ne proces rikonstruksioni, ne periferi te qytetit bregdetar.

Top Channel