Civici: Ulja e interesit, jo efekt tek leku

31/10/2009 08:20

Anetari i Keshillit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise, Ardian Civici, deklaroi dje per nje televizion privat se vendimi i BSH per uljen e normes baze te interesit synon te ndihmoje ekonomine me kredi me te lire ne nje kohe qe stimuli fiskal i hedhur permes shpenzimeve te larta te qeverise po vjen drejt fundit.

“E ulem normen baze te interesit ne kohen e duhur. Pavaresisht nga debati, jane bere shume llogaritje per te gjetur momentin e duhur per uljen e normes baze te interesit”, tha Civici, duke iu pergjigjur debatit te gjere rreth rolit qe luajti BSH gjate vitit te krizes.

“Kriza ka sjelle ulje te kerkeses se brendshme dhe te jashtme, shoqeruar me renie te lehte te remitancave. Keta faktore jane ndjere nga biznesi. Shpenzimet e qeverise kane qene te larta. Po ezaurohet stimuli financiar dhe per kete arsye u vendos te kalohej ne nje stimul monetar, pra te ulej interesi baze. Ulja mund te jete nje sinjal shume i mire per ekonomine, per lehtesimin e kredimarrjes, por edhe nga pikepamja e nevojes se terheqjes se stimulit fiskal per shkak te nevojes per te stabilizuar parametrat makroekonomike”, tha Civici.

BSH e uli normen baze nga 5.75 per qind ne 5.25 per qind te merkuren dhe deklaroi se kjo ulje mund te ndihmoje rritjen e investimeve ne ekonomi ne rast se qeveria nuk e rrit kerkesen per borxh publik.

Shume eksperte, perfshire edhe ish-guvernatorin e BSH, Shkelqim Cani, paten sugjeruar ulje me agresive te normes baze te interesit ne ekonomine shqiptare si mase antikrize.

BSH e uli normen e interesit ne janar 2009 dhe ne tetor 2009, me gjithsej 1 per qind.

Ulja e interesit ne janar nuk dha efekt ne treg per shkak te terheqjes se nje pjese te madhe te parase se disponueshme ne treg nga qeveria.

Pavaresisht uljes se BSH-se, interesat e kredive ne leke jane rritur ndjeshem gjate vitit te fundit, sipas te dhenave qe publikohen nga Shoqata e Bankave.

Top Channel