Shkarkohet myftiu i Gramshit

30/10/2009 08:05

Dje ne mesdite konfirmohet nga burime jozyrtare se eshte shkarkuar myftiu i rrethit te Gramshit, Jusuf Salkurti.

Ky i fundit eshte shkarkuar nga Myftinia e Tiranes nen akuzen e shperdorimit te fondeve te dhena apo te perfituara nga te tretet ne lidhje me ndertimin e objekteve te kultit mysliman ne kete rreth.

Salkurti kishte tre vjet qe drejtonte myftinine e ketij rrethi dhe mesohet se sektori i krimit ekonomik ne policine lokale kishte mundur te hetonte mundesine e perfshirjes se tij ne afera te ndryshme, gje qe e konsideronte ate nder personat qe akuzohen per korrupsion.

Ne fakt, institucionet e policise ende nuk kane dhene nje konkluzion zyrtar per te vertetuar akuzen ndaj tij, pavaresisht se largimi nga kjo detyre eshte zyrtarizuar ne diten e djeshme.

Top Channel