Plagosen babai dhe nipi i Klod Saliut

30/10/2009 08:25

Babai dhe nipi i Klodjan Saliut, rivalit te vdekur te kapobandes se Durresit, jane perfshire ne nje aksident te rende automobilistik, i cili ka regjistruar vdekjen e nje te riu dhe plagosjen e 6 personave te tjere.

Viktima eshte Jurgen Zani, 19 vjec, me banim ne Lagjen numer 6 te Durresit, ndersa babai i Klod Saliut, Abedini, eshte plagosur rende.

Ngjarja ndodhi pasditen e vone ne Unazen e Re te qytetit bregdetar. Historia e mbushur me vrasje beri qe ne fillim te mendohej se ngjarja ishte ne vazhden e serialit te atentateve ndaj familjes Saliu, ndersa ne Tirane vijon gjyqi ndaj bandes se Durresit dhe bemave te saj.
Si pasoje e shpejtesise se madhe ne levizje, automjeti tip “Benz” me targa TR4729M, i drejtuar nga 16-vjecari Enkeled Saliu, eshte perplasur me nje tjeter “Benz A class” me targa te huaja DD032BV me te cilin udhetonte nje familje nga Kavaja, e cila kishte qene per nje kontroll mjekesor ne spitalin e Durresit.

Si rezultat i perplasjes, makina e drejtuar nga Saliu ka kaluar trafikndaresen dhe ka dale ne korsine tjeter te rruges, ku eshte perplasur me makinen e drejtuar nga Artan Ilmiu, 30 vjec, dhe me pas ka dale jashte rruge, duke perfunduar ne oborrin e nje shtepie.
Burimet policore bene te ditur se viktima Zani ka qene pasagjer ne mjetin e drejtuar nga Saliu, shok i te cilit ishte. Sipas burimeve, ai nuk ka pasur precedente penale dhe eshte derguar ne morgun e spitalit, nderkohe te demtuarit vazhdojne te marrin ndihme mjekesore ne spitalin rajonal te Durresit.
Burime nga ky spital bejne te ditur se babai i Klod Saliut, njeriu qe ka percjelle per ne banesen e fundit tre djemte e tij te vrare si rezultat i perplasjeve mes grupeve te dala nga banda e Durresit, ka hyre ne koma, ndersa nipi i tij eshte jashte rrezikut per jeten.
Te plagosurit qe udhetonin me automjetin tjeter jane Nafije Veizi, bashkeshortet Rexhep dhe Nevila Veizi, perkatesisht 33 dhe 27 vjec, si dhe djali i tyre 3-vjecar, Paolo Veizi. I pademtuar ne aksident ka mbetur drejtuesi i ketij automjeti, Artan Ilmiu, me te cilin levizte familja Veizi me kater anetare, mes te cileve dhe femija 3-vjecar.

Burimet policore bene te ditur se aksidenti vdekjeprures eshte shkaktuar nga tejkalimi i shpejtesise se automjetit me te cilin levizte babai i Klod Saliut dhe nipi i tij, djali i Arianit 37-vjecar, qe humbi jeten ne nje atentat te organizuar shtatorin e vitit te kaluar ne Durres. Nderkaq, edhe dy xhaxhallaret e te miturit qe drejtonte mjetin qene vrare me pare ne dy atentate te realizuara ne kohe te ndryshme. Klodian Saliu u ekzekutua ne superstraden Durres-Tirane, ne shkurt te vitit 2005, ndersa ne veren e 2007-es, u ekzekutua dhe vellai i madh i tij, Cimi.

Top Channel