Ngjela: Protesta jone, per te rrezuar tiranine

30/10/2009 17:50

Kryetari i Partise per Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela eshte bere nje ze i perhershem i opozites ne protestat e saj per hapjen e kutive te votimit.

Ne protesten e sotme qe po zhvillohet ne qytetin e Lushnjes, Ngjela ka deklaruar se vendimi i PS per te bojkotuar Parlamentin eshte legjitim per te shmangur “tiranine” qe sipas tij ka ardhur ne pushtet.

“Vendimi per te bojkotuar Parlamentin ilegjitim do hyje ne histori si nisma e pare per te shkallmuar nje tirani, e cila ndonese u shkaterrua ne 1920-en, rierdhi ne fuqi me 24, atehere kur prifti i madh me qeverine e tij u largua nga Durresi. Kjo eshte nje pjese historike dhe eshte mire qe ne te merrni pjese edhe ju”, iu eshte drejtuar Ngjela manifestuesve.

Me tej ai ka sulmuar ish-mikun e tij Sali Berisha, i cili sipas tij eshte nje kryeminister qesharak, qe ka grabitur voten e shqiptareve.

“Ne jemi personalitete dhe jo numra. Shikoni sa qesharak eshte ky kryeminister. Eshte nje vjedhes qe vuan, qe mban voten e vjedhur ne depot e tij dhe thote se do te beje rruge, gjysmen e parave te te cilave ia jep familjes se vet. Ai nuk ka vjedhur vetem voten, por ka grabitur shtetin”, ka shtuar Ngjela.

Top Channel