Kruje, dhunohet ne spital infermierja

30/10/2009 08:15

Dhunohen bluzat e bardha te Krujes. Pas vrasjes se nje mjeku radiolog ne spitalin e Durresit nje muaj me pare, nje tjeter ngjarje e rende ndodh ne ambientet e spitalit te Krujes, ne Qarkun e Durresit.

Nje infermiere eshte shnderruar ne objekt te dhunes se nje 31-vjecari per motive tejet banale, nderkohe qe ambienti eshte shnderruar ne nje arene te vertete sherresh e agresiviteti te papare edhe kur ne te jane shfaqur forcat e policise lokale.

Albert Berhami, nje person i njohur nga policia lokale si kontingjent i krimit te rruges dhe i denuar per “grabitje” dhe “kryerje te marredhenieve seksuale me dhune”, eshte arrestuar serish kete here nen akuzat e “goditjes per shkak te detyres” dhe “kundershtim te punonjesve te policise se rendit”.

Gjithcka ka ndodhur mbremjen vone te se merkures ne spitalin e Krujes, kur 50-vjecarja N.K., me detyre infermiere ne kete spital, po futej ne godinen e punes. Berhami banon fare prane spitalit dhe ka leshuar disa batuta fyese ndaj saj.

Gruaja ka reaguar dhe i eshte kunderpergjigjur duke i thene te shikoje punen e vet. Kaq ka mjaftuar qe 31-vjecari nga qyteti i Krujes, me arsim 8-vjecar dhe i papune, te futet brenda ne spital dhe ka nisur ta godase me grushte e shqelma infermieren 50-vjecare.

Duke pare se kolegia e tyre eshte bere viktime e nje dhune te eger fizike, punonjes te personelit kane nderhyre, po pa mundur t’ia nxjerrin nga duart dhe as te shuajne agresivitetin e Berhamit. Te tjeret kane njoftuar policine per te nderhyre dhe dhene fund asaj qe po ndodhte ne ambientet e institucionit ku sherohen pasojat e dhunes dhe mbrohet jeta.

Patrulla e pergjithshme e policise qe ka shkuar ne vendngjarje per te bere shoqerimin e dhunuesit ne ambientet e Komisariatit te policise se Krujes eshte kundershtuar me force prej tij.

Megjithate, punonjesit e policise kane mundur ta neutralizojne dhe ta shoqerojne ne polici, ku me pas eshte marre dhe masa e arrestit ne flagrance. Burime te pakonfirmuara nga policia e Krujes thane per gazeten se i arrestuari ishte ne liri me kusht dhe ngjarja e djeshme e rendon shume pozicionin e tij.

Nderkaq, mesohet se infermierja ka hematoma te shumta ne trup, por me shume demtime shfaqen pjesen e kraheve dhe kofsheve. Policia e ka komentuar rrahjen e infermieres, si nje ngjarje te ndodhur per motive te dobeta, ndersa akuzat baze ndaj te arrestuarit mbeshteten ne sjelljen e tij kundershtuese ndaj forcave te policise.

Situata eshte perjetuar keq jo vetem nga personeli mjekesor i spitalit te Krujes, qe eshte bere deshmitar i nje dhune te pakuptimte, por edhe nga shume paciente e familjare te tyre qe kane degjuar britmat dhe me pas kane mesuar ngjarjen, duke u ndjere te pasigurt brenda godines shendetesore.

Nje muaj me pare, ne spitalin e Durresit, per shkak te motiveve te dobeta, nje lidhjeje jashtemartesore te paverifikuar asnjehere, nje bashkeshort i ve dhe “i tradhtuar” vrau me pistolete ne koke nje mjek, ndersa ishte ne dhomen e punes me nje paciente ne vizite.

Top Channel