Konflikti ne Orikum, Selmanllari pronar ne 2007

30/10/2009 15:55

Mediat publikuan dokumente qe tregojne se ne pronesine e tokes ne Orikum per te cilen jane zhvilluar disa protesta te dhunshme ditet e fundit eshte perfshire edhe Rahman Selmanllari.

Ky emer eshte permendur vazhdimisht ne disa ceshtje shume te debatuara gjate viteve te fundit per lidhjet e tij me Shkelzen Berishen, djalin e kryeministrit te vendit.

Top Channel zbulon menyren se si Rahman Selmanllari shfaqet si pronar i 3 mije metrave katrore toke ne kete zone ku eshte dhene leja per ndertimin e nje kompleksi te madh.

Pronaret e tjere te kesaj toke te debatueshme tregojne se ne muajt e pare te vitit 2007 ata perfituan pronesine ne baze te vendimit te Agjensise se Kthimit dhe Kompesimit te Pronave.

Dhe ne fund te prillit te po atij viti, menjehere pas marrjes se dokumentave te pronesise kane kryer aktet noteriale te shitjes se tokes, shtetasit Rahman Selmanllari.

Pronaret thone se e kane shitur ne baze te rregullave token.

Pronaret e tokes jane ne konflikt me banoret e Orikumit, te cilet ne fillim te viteve ’90 moren toke ne perdorim ne baze te ligjit 7501.

Por ne vitin 2007 ata mesuan se toka ishte privatizuar. Banoret thone se kjo toke ka qene kenete pa pronare, ndersa pronaret qe kane marre token pretendojne se e zoterojne ate me dokumuneta.

Pak kohe pas marrjes se pronesise eshte marre edhe leja e ndertimit nga bashkia e Orikumit per nje kompleks ndertesash ne kete zone ne breg te detit.

Banoret u hodhen ne protesta duke bllokuar bashkine e orikumit dhe se fundmi u perplasen dhunshem me forcat speciale te Fierit qe u derguan ne Orikum per te mbrojtur kompanite qe po ndertojne.

Nje nga protestuesit u arrestua ndersa dhuna e ushtruar po hetohet edhe nga Avokati i Popullit.

Top Channel