Kercenonte biznesmenin, arrestohet punetori

30/10/2009 08:20

Kercenimet per jeten nepermjet telefonit, marrja e letrave anonime kercenuese dhe krismat e armeve prane baneses ishin kthyer ne nje ankth te vertete per nje biznesmen dhe familjen e tij ne  nje fshat te Rrethit te Beratit.

Mesditen e djeshme, uniformat blu te Komisariatit te Beratit kane arritur te identifikojne autorin e kercenimeve te biznesmenit Kastriot Cala, te cilet vinin ne adrese te tij dhe familjes prej disa vitesh. Mesohet se autori dyshohet te jete Kastriot Kuci, 35 vjec, lindur dhe banues ne fshatin Kutalli, i cili njihej dhe ishte mik me biznesmenin Cala.

Kercenuesi dhe i demtuari kane punuar bashke dhe kane pasur njohje familjare me njeri-tjetrin. Burime zyrtare nga komisariati i policise bejne te ditur se historia ka nisur rreth dy vjet me pare, kur me daten 22 dhjetor te vitit 2007, autori i dyshuar Kastriot Kuci i ka derguar nje leter kercenuese familjes Cala dhe qe pas kesaj date ai ka qelluar disa here me arme zjarri ne drejtim te baneses se biznesmenit. Keshtu, me daten 31 dhjetor te po atij viti, Kuci akuzohet se ka qelluar me arme zjarri ne drejtim te baneses se biznesmenit, fatmiresisht pa shkaktuar lendime ne njerez, por vetem deme materiale.

Rreth kater muaj me pas ai ka qelluar serish me arme zjarri ne drejtim te baneses se biznesmenit, veprim te cilin e ka bere serish ne datat 14 qershor dhe 9 tetor te vitit 2008. Pas te gjitha rasteve te qellimit me arme zjarri, ngjarja eshte shoqeruar dhe me kercenime me telefon dhe letra anonime per biznesmenin dhe familjen e tij. Pas kesaj, Cala ka denoncuar ne polici dhe menjehere kane nisur hetimet nga ana e Sektorit Kunder Krimeve te Renda ne Drejtorine e Policise se Beratit, ne bashkepunim dhe me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor.

Nga verifikimet e bera eshte mesuar se kercenimet nepermjet telefonit beheshin nga kabina telefonike ne rruge, nga rrethe te ndryshme si: Fier, Kucove, Ure Vajgurore, Berat. Te gjitha keto kercenime mesohet se beheshin per te detyruar familjen Cala te mbyllte biznesin qe dispononte, nje firme ndertimi ku vete autori i dyshuar ishte punetor. Sipas policise, autori ka kryer veprat penale te “kanosjes”, “mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve” dhe “shkaterrimit te prones”.

Ai u ndalua mesditen e djeshme ne banesen e tij, ku iu bllokuan ne cilesine e proves materiale dhe nje arme automatike, doreshkrime te letrave kercenuese, si dhe nje aparat celular.

Top Channel