Kavaje, 28-vjecari tallet me kryebashkiakun

30/10/2009 08:10

Sherri dhe shakaja me kripe me kryetarin e bashkise i ka kushtuar shume nje 28-vjecari ne Kavaje.

Behet fjale Rexhep Verrine, i cili nuk ka qene i kenaqur me punen per mbeturinat e qytetit dhe ne keto kushte ka vendosur t’i dhuroje kryetarit te bashkise dy kazane plehrash, duke ia vene para hyrjes. Sipas te dhenave nga policia, ngjarja ka ndodhur dy dite me pare, ne lagjen nr. 6, para baneses se kryetarit te Bashkise se Kavajes, Refik Rrugeja, 52 vjec.

Pas nje debati me Verrine, ky i fundit kishte marre dy kazane plehrash dhe ia kishte vendosur para baneses. Ne ato momente, kryebashkiaku ka njoftuar policine per sqarimin e rrethanave te ngjarjes. Autori 28-vjecar eshte shoqeruar ne polici dhe pasi eshte marre ne pyetje, ai eshte lene serish i lire, por do te hetohet per fyerje ndaj Rrugese.

Top Channel