Infeksionet e frymemarrjes, shtohen rastet

30/10/2009 08:10

Ne mesin e stines se vjeshtes, edhe pse shpesh here me temperatura qe i shkojne per shtat dimrit, virozat e stines po qarkullojne nga te kater anet.

Me shume nga te gjithe jane prekur femijet e moshave pediatrike dhe te rinjte. Perfundimi vjen nga monitorimi i situates, i kryer nga specialistet e Shendetit Publik.

Ne buletinin e tyre te fundit informativ per popullaten, ISHP ka sqaruar se ka nje prirje te shtimit te infeksioneve te rrugeve te frymemarrjes te moshat pediatrike, por vec tyre ka shtim te rasteve te te prekurve edhe te moshat e reja.

Nuk ndodhemi prane nje epidemie gripale, por kemi shtim te virozeve, te rrugeve te frymemarrjes, simptoma karakteristike keto edhe per gripin e derrave, AH1N1.

Jane rreth 1 mije kampione te analizuar per nje periudhe katermujore, te cilat jane studiuar dhe ekzaminuar ne laboratorin e Institutit te Shendetit Publik.

Numri me i madh i mostrave eshte marre ne grupmoshen 25-44 vjec, ku dhe vihet re dhe numri me i madh i rasteve te konfirmuara me AH1N1. Vetem 20 per qind e mostrave jane te moshes pediatrike.

Sipas ISHP-se, duke pasur parasysh qe numri me i larte i infeksioneve respiratore paraqitet ne grupmoshen pediatrike, serish vihet re nje numer me i vogel mostrash te marra ne kete grupmoshe nga mjeket. “Perseri terheqim vemendjen e pediaterve dhe epidemiologeve ne te gjithe vendin, qe te ndergjegjesohen per rendesine e marrjes se mostrave ne kete grup moshe”, sqaron ISHP.

Ashtu sic ishte parashikuar si nga specialistet e shendetit publik, vjeshta do te shenonte edhe periudhen e shtimit te rasteve te prekura nga virozat dhe infeksioneve respiratore.

Moshat pediatrike nga 6 muaj deri ne 13 vjec jane prekur me shume se moshat e tjera nga infeksionet respiratore, jo vetem gjate javes se  pare te muajit shtator, por edhe ne javet e kaluara. Situata e te prekurve nga format e renda te infeksioneve respiratore, virozeve te stines apo gripi i derrit, nuk eshte ne kontroll te plote nga autoritetet shendetesore shqiptare.

Problemi i grumbullimit te  mostrave, kampioneve te gjakut ne moshat pediatrike dhe dergimi i tyre prane laboratorit te ISHP-se ka krijuar vakume ne monitorimin e situates gripale.

“Duket qarte qe aktualisht kemi nje aktivitet te infeksioneve respiratore, thuajse te ngjashme me nje vit me pare.

Kete jave verejme nje trend ne rritje te numrit te infeksioneve respiratore, pavaresisht se numri i qendrave qe raportojne eshte me i larte se nje vit me pare. Kemi nje numer me te madh rastesh ne moshat feminore dhe me tej nje rritje te lehte ne moshat mbi 60 vjec”, shkruhet ne Buletinin Informativ te ISHP-se.

Sipas ketij buletini, te gjitha rastet e mundshme te identifikuara me virusin e gripit A do te trajtohen njesoj si AH1N1 nga pikepamja e ndjekjes dhe kontrollit, si dhe menaxhimit te rastit, perhere sipas kontekstit dhe gjykimit klinik te specialisteve.  
 

Top Channel