Durres, priten 11 emerime ne gjykate

30/10/2009 08:30

Gjyqtaret e Durresit, ndonese ne mbingarkese te plote, aq sa nuk arrijne te zbardhin vendimet, nuk ankohen.

Edhe pse cdo gjyqtar aktual ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Durres ka nje ngarkese prej me shume se 200 dosjesh per gjykim, asnje prej tyre nuk degjohet te ankohet nga puna e tepert qe shton ndjeshem te ardhurat e tyre.

Jane 11 vende vakante qe pritet te plotesohen me gjyqtare te rinj, nderkohe qe deklarata e nenkryetarit te KLD-se, Kreshnik Spahiu, kane shtuar “ethet” ne kete institucion te drejtesise lokale. Deklarata e Spahiut per transferimin e tyre dhe gjyqtareve te Tiranes ne gjykata te rretheve te tjera jo vetem ka shtuar ethet dhe deshiren per te mbajtur fort vendin qe kane, por nga ndonjeri komentohet edhe si nje tender ku ne Durres do te mbeten ata qe do te paguajne me shume, ne rast se kjo deklarate do te gjeje zbatim.

E pyetur ne lidhje me vendet vakante ne Gjykaten e Durresit, kancelarja Ardena Veli tha per “Shqip” se nga kater vende qe ishin me pare, per shkak te levizjes se gjyqtareve, dy prej te cileve ne pension, me dekretin me te fundit presidencial ne kete gjykate kane mbetur 11 vende vakante. Gjate vitit te kaluar eshte perballuar nje volum prej 7747 ceshtjesh, 5729 prej te cilave kane qene ceshtje themeli. Nderkaq, nga viti i kaluar jane mbartur ne kete vit 876 ceshtje civile dhe 189 penale.

Aktualisht jane 12 gjyqtare qe mbulojne nje volum te konsiderueshem pune qe ka ardhur ne rritje nga viti ne vit. “Pothuajse secili prej tyre perballon nje ngarkese prej 200 ceshtjesh”, sqaron Veli ne lidhje me nevojen per me shume gjyqtare ne Durres. Nderkaq, kryetarit aktual te gjykates, Ervin Metalles, i ka mbaruar mandati 5-vjecar dhe rikandidon per te mbajtur serish postin drejtues, qe mesohet se synohet edhe nga gjyqtari Rexhep Bekteshi, nje prej emrave me te njohur ne kete gjykate. Konkurrimi eshte hapur dhe kandidaturat kane paraqitur kerkesat e tyre prane KLD-se.

Nderkohe pritet qe se shpejti Keshilli i Larte i Drejtesise te vendose per 11 emrat e rinj te gjykimit ne Durres, qe se bashku me kryetarin e gjykates do e conin ne 24 numrin e gjyqtareve, duke shperndare ne nje menyre me te drejte numrin e ceshtjeve. Ne shume raste avokatet dhe qytetaret ankohen per vendime te pazbardhura dhe kur u drejtohen gjyqtareve, marrin si pergjigje pamundesine per t’i zbardhur ne kohe reale vendimet per shkak te mbingarkeses. Megjithate keto jane pasojat qe ndjejne qytetaret, pasi vete gjyqtaret nuk e ngrene zerin per volumin e punes qe perballojne dhe qe mund te ndikoje ne cilesine e gjykimeve.

Top Channel