Vlore, Zhabaj u tregon policeve motivet e krimit

29/10/2009 08:20

Pas arrestimit te Shezai Zhabajt, 45-vjeçarit, i cili nje dite me pare ekzekutoi 51-vjeçaren Stoli Sherraj ne mes te qytetit te Vlores, policia ka zbardhur gjithe skenen e ngjarjes.

Pas arrestimi te vrasesit, rreth 8 ore pas krimit, ne fshatin Kalivaç te Tepelenes blute kane gjetur armen e perdorur ne krim, nje automatik model 56 dhe nje karikator me 7 fisheke.

Nga marrja ne pyetje e autorit te vrasjes eshte zbuluar se motivi i krimit ka qene xhelozia qe ai kishte prej me se nje jave ndaj Sherrajt, me te cilen kishte marredhenie intime.

Baba i dy femijeve, Zhabaj, pasi ka bere debate me te dashuren e tij, Stoli Sherraj, e divorcuar me dy femije, e ka vrare ate, pasi dyshonte se ajo e tradhtonte.

Top Channel