Stephen, skicuesi i qyteteve me nje shikim

28/10/2009 11:40

Qe eshte nje njeri i vecante kete ia kane thene qe kur ishte i mitur, por qe semundja e autizmit do t’i sherbente per t’u bere i njohur ne mbare boten, ndoshta nuk e kishte parashkikuar.

Stephen Wiltshire nga Anglia vuan nga nje forme e rralle autizmi dhe kete e mori vesh qe ne moshen 3 vjecare. Ne shkollen fillore ai nuk fliste fare me shoket, ndersa komunikonte nepermjet vizatimeve te tij. Ai skiconte pasazhe nga Londra pa nxjerre asnje fjale nga goja. Shoket e klases dhe profesoret e vune re talentin e tij kur Stephen pikturoi ndertesen Albert Hall me nje shikim te vetem.

Njeriu i vecante mund ta shikoje vetem nje here objektin dhe me pas e fikson ne mendje duke e hedhur ne skice. Por vetia e tij ka permasa me te medha, pasi Stephen i nevojitet vetem nje vizite ne nje qytet cfaredo dhe me pas ai arrin te vizatoje cdo detaj qe ka pare, madje edhe numrin e sakte te kolonave apo dritareve te cdo ndertese.

Ne punimet e tij me te vecanta spikasin Tokyo, Roma, Frankfurti, Madridi, Dubai, Jeruzalemi dhe Londra. Pak kohe me pare ai shkoi ne New York dhe prenotoi nje fluturim me helikopter per ta pare nga lart. Me pas iu pervesh punes, duke dizenjuar “Mollen e madhe”.

 

Top Channel