Korce, te majtet humbasin Keshillin Bashkiak

28/10/2009 08:00

Keshilli Bashkiak i Korces qe tani ka nje shumice dermuese votash nga ana e djathte me vendimet e tij ka sjelle bojkotim te mbledhjes se radhes.

Kerkesa e grupit te keshilltareve te djathte ne mbledhjen e zhvilluar te henen per shqyrtimin dhe votimin e pikave te rendit te dites se paraqitur prej tyre, ka shkaktuar braktisje te mbledhjes nga te gjithe keshilltaret e majte.

Ne emer te te djathteve ne keshillin bashkiak, kryetari i grupit te tyre, Pellumb Beqiri, ka kerkuar ne mbledhjen e radhes qe te ndryshoje perberja e komisioneve te keshillit bashkiak te qytetit, si dhe perberja e bordeve drejtuese te disa shoqerive anonime qe jane ne varesi te tij. Beqiri i argumentoi keto kerkesa me ndryshimin e raporteve politike ne keshillin bashkiak, gje qe sipas tij dikton zevendesimin e keshilltareve te meparshem.

Keshilltaret e djathte qe arriten te fitonin voten e nje ish-anetareje te LSI, tashme kane ne anen e tyre edhe dy vota te keshilltareve te LSI, duke perbere keshtu nje shumice te konsiderueshme ne vendimmarrje.

Top Channel