Fier, “shtepi publike” prane policise

28/10/2009 08:10

Kerkohej per shfrytezim prostitucioni, prangoset pas dy vjetesh nje 34-vjecar. Burime zyrtare te policise se Fierit bejne te ditur se eshte ndaluar Astrit Korroveshaj, lindur ne Ballsh dhe banues ne Fier.

34-vjecari eshte arrestuar ne banesen e tij, ndersa mesohet se vetem pak dite me pare ishte kthyer nga Greqia ku ka shkuar ilegalisht ne kohen kur per te nisi procedimi penal. Policia ka siguruar informacion ne rruge operative per kthimin e Astrit Korroveshajt nga Greqia dhe ka mundesuar ndalimin e tij oret e mbremjes se hene.

Ndaj 34-vjecarit gjykata e shkalles se pare te rrethit gjyqesor Fier kishte marre masen e sigurise “arrest me burg”, per vepren penale “Shfrytezim prostitucioni” parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal. Ngjarja per te cilen akuzohet 34-vjecari ka ndodhur me 12 nentor te vitit 1997.

Pas hetimeve te policise rezultoi se ai kishte shfrytezuar si prostitute 21-vjecaren, A.Sulollari, ne nje lokal vetem 100 metra larg godines se Komisariatit te Policise Fier. Shfrytezimin e kesaj te fundit ai e kryente ne bashkepunim me shtetasen Albina Lika, e cila eshte arrestuar dy vjet me pare.

Top Channel