Amazone, fisi indigjen kundershton hidrocentralin

27/10/2009 17:05

Njeriu nuk njeh kufij. Kete e e ka vertetuar me kalimin e viteve kur kolonizoi pjese te banuara vetem nga indianet, te cilet perhere e me shume jane mbyllur ne zonat e tyre te ngushta amazonike.

Por popullsia perfaqesuese e botes se vjeter vazhdon te vuaje per shkak te industrializimit te planetit. Zona me e madhe e pyllezuar ne bote, rreth dy here me e madhe se siperfaqja e Europes, Amazona, strehon shume fise indiane, por historia e fisit Kyapo eshte ajo qe ka terhequr me shume vemendje, pasi ne afersi te zones se tyre eshte planifikuar ndertimi i nje hidrocentrali gjigand ne lumim e Amazones.

Duke filluar qe nga data 28 e ketij muaji ky komunitet do protestoje kunder ndertimit te diges. Shoqata “Survival International” qe punon me popujt indigjene i ka derguar nje note proteste qeverise braziliane.

Edhe ne vitin 1989 fisi Kayapo organizoi nje proteste per ndertimin e disa digave ne lumin Xingu qe lidhet me Amazonen, duke arritur me sukses anulimin e projekteve te Bankes Boterore. 

 

Top Channel