“Facebook”, profilet e te vdekurve nuk do te fshihen

27/10/2009 19:10

Profilet ne “Facebook” e perdoruesve qe kane nderruar jete nuk do te fshihen dhe modifikohen, por do te mbeten ne forme perkujtimore ne brendesi te komunitetit te rrjetit social.

Lajmin e ka bere te ditur drejtori i sigurise se “Facebook”, Max Kelly.

“Kur dikush te na leje, nuk ikin kujtimet dhe miqesia e tij. Per te reflektuar kete realitet, kemi pasur idene e profileve ‘in memorium’ si nje vend ku njerezit mund te ndajne kujtimet e njerezve te tyre te humbur”, shkruan Kelly.

Profilet e personave te vdekur nuk do te nxirren mes sugjerimeve, as do te dalin nga kerkimi ne “Facebook”.

Vetem familjaret dhe miqte e konfirmuar gjate jetes mund te vazhdojne t’i shikojne dhe te fusin “post”-e te reja.

Asnje nuk do te kete mundesine te kete akses ndaj informacioneve dhe as t’i modifikoje.

Top Channel