Policia e Kosoves ne bashkepunim me policine e hungareze ka arritur te identifikoje 4 shtetas te Kosoves te dyshuar ne perfshirje te tragjedise ne Lumin Tisa ne kufirin serbo-hungarez.

“Policia e Kosoves fale bashkepunimit te mire ka arritur te identifikoje 4 persona te dyshuar”, thote Baki Kelani, shef i Zyres se Informacionit te Policise se Kosoves.

Kelani njofton se, gjykata kompetente tashme ka leshuar urdher arrest ndaj 4 personave te dyshuar, por ai nuk bene te ditur identitetin e tyre.
 
“Kater te dyshuarit i perkasin 4 rajoneve te ndryshme te Kosoves”, tha Kelani.
 
Flete arresti i leshuar nga gjykata kompetente sipas zyrtareve te Policise se Kosoves bazohet nen dyshimin e vepres penale per trafikim te qenieve njerezore.
 
Nderkohe behet e ditur se ekipet e Policise se Kosoves se bashku me pjesetar te EULEX-it tashme kane arritur ne shtetin hungarez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA