Shkup, BDI pranon: Gjuha shqipe nuk perdoret
26/10/2009 17:05
Partia shqiptare ne pushtet, BDI ka pranuar me ne fund se ne Parlamentin maqedonas gjuha shqipe nuk ka gjetur perdorimin e duhur.
“Gjuha shqipe ne Parlament nuk ka nivelin e duhur te perdorimit, te parashikuar nga ligji per perdorimin e gjuheve. Perdorimi i saj eshte shume i kufizuar dhe kjo shihet edhe tek shperndarja e informacionit ditor”, ka deklaruar deputeti i BDI-se, Xhevat Ademi.
Pas kesaj deklarate ka reaguar edhe PDSH, e cila pikerisht per shkak te moszbatimit te gjuhes shqipe ka bojkotuar Parlamentin, qe ka deklaruar se me ne fund partia e Ali Ahmetit po pranon nje fakt te qarte.
Top Channel