Qeveria, fond per policet e vrare

26/10/2009 09:05

Qeveria do te miratoje ne mbledhjen e radhes se qeverise nje fond te posaçem per policet e vrare.

Drafti ishte parashikuar te kalonte ne mbledhjen e se merkures qe shkoi, por per disa ndryshime ne relacion eshte kerkuar shtyrja e perkohshme e tij.

Keshilli i Ministrave ka kerkuar rishikimin e statusit te deshmorit dhe ka garantuar se do te ndihmoje familjet e policeve qe humbasin jeten ne krye te detyres dhe ne operacionet kunder krimit te organizuar.

Qeveria ka kerkuar nga Ministria e Brendshme ndryshimin e statusit te policeve te rene ne krye te detyres.

Ne baze te nje vendimi te miratuar se fundmi, femijet e policeve te vrare do te marrin pagen e plote deri ne mbushjen e moshes se pjekurise dhe pasi ata te kene mbushur 18 vjeç, pagesa e pensionit per familjarin e vrare ne aksionet policore do te shkoje per llogari te bashkeshorteve te tyre.

Ne rendin e dites se mbledhjes se ardhshme te qeverise pritet te perfshihet edhe ndihma financiare qe shteti ka vendosur te ofroje per mbrojtesit e rendit.

Drejtuesi i komisionit per statusin e deshmorit eshte percaktuar me vendim te Keshillit te Ministrave, ministri i Shtetit, Genc Pollo.

Kompetencat e ketij komisioni ne qeverine e meparshme ishin te numrit dy te kabinetit, zv/kryeministrit, por per shkak te formimit te nje ministrie te re ne qeverine “Berisha”, keto detyra i kalojne ministrit te Shtetit.

Top Channel