Orinda Huta, vajza “ekstravagante” e skenes

26/10/2009 19:05

E kemi njohur gjithnje si vajzen ekstravagante te skenave shqiptare por perditshmeria e saj eshte krejt e ndryshme.

Nje nder ditet e zakonshme per Orinda Huten nis duke shetitur me nipin 2 vjecar Virvin. Marredhenia e saj me te eshte krejt e vecante. Lidhja e tyre perfekte i jep fuqi Orindes per te vazhduar diten, por kjo eshte vetem nje pjese e dites se saj. Kohen e lire ajo e kalon ne barin e preferuar me vellain e saj Eltonin.

Ai rrefen se marredhenia mes tyre vazhdon te jete ajo e para shume viteve. Eltoni eshte udherrefyesi i saj per performancen skenike. Kur flet me Orinden dhe Eltonin, ata nuk harrojne te flasin edhe per historite pikante te femijerise. Eltoni ve ne dukje edhe disa nga pikat me te forta te motres se tij, por ndoshta edhe thembren e e Akilit.

“Eshte e cilter, vetvetja, me pelqen qe eshte energjike. Asnjehere nuk eshte pesimiste por ndonjehere eshte shume moskokcarese. I ben gjerat me nje lloj vrulli dhe ndoshta ketu do me pelqente qe te ishte me e kujdesshme”, thote vellai i kengetares se re.  

FOTO GALERI
1/2

Top Channel