Khamenei: Agjentet e huaj pas atentateve

26/10/2009 18:40

Udheheqesi suprem iranian, ajatollahu Ali Khamenei ka akuzuar “agjentet e huaj” per sulmet terroriste te kryera ne Iran, Irak dhe Pakistan.

Sipas tij, keto sulme kane si qellim te vene kunder njeri-tjetrit myslimanet sunite dhe ata shiite.

Reagimi i Khamenei vjen pas atentatit te dyfishte te regjistruar dje ne Bagdad, ku humben jeten mbi 150 persona.

“Autoret e sulmeve terroriste dhe te akteve te dhunes jane te lidhur ne menyre direkte ose indirekte me agjentet e huaj”, ka deklaruar Khamenei.

Top Channel