Juanita Castro: Kam punuar me CIA-n

26/10/2009 11:40

Motra “rebele” e Fidel Kastros, Juanita, per te cilen eshte duke u shkruar nje liber me kujtime, ka rrefyer se ka bashkepunuar me CIA-n ne vitet 1960.

Ky fakt hedh drite mbi personalitetin e Juanites mbi ceshtjet politike dhe private te vellezerve Castro.

Pasi ka prishur hapur marredheniet me vellezerit e saj, ajo ka lene Kuben per t’u strehuar ne Meksike ne 1964-en.

Bashkepunimi me agjentet e CIA-s eshte kryer vite me pare kur Juanita gjendej ende ne ishull.

Ajo ka ofruar mbrojtje per shume persona te cilet ishin te persekutuar nga regjimi i vendosur nga vellezerit e saj.

Lajmi “choc” mund te jete i pari i nje serie te gjate. Gjate gjithe javes, shkruan “El Pais”, Juanita Castro do te kryeje disa intervista ne televizione dhe gazeta me rastin e hedhjes ne treg te librit dhe nuk perjashtohen rrefime te tjera.

Top Channel