“Fshehja”, ekzekutohet masa per Brunela Trebicken

26/10/2009 09:00

Policia ekzekuton masen e arrestit per bashkeshorten e Kosta Trebickes. Dy dite me pare nga seksioni kunder korrupsionit u ekzekutua vendimi per dhenien e mases se sigurise “arrest shtepie”, per shtetasen Brunela Trebicka, 38 vjeçe, per vjedhje me ane te shperdorimit te detyres.

Madje, policia deklaroi se nga verifikimet e kryera deri tani dyshohet se ajo ka qene “shefja” e grupit te zbuluar te eksperteve kontabel, te cilet kane mashtruar tatimet me rimbursimet e TVSH-se, duke i shkaktuar shtetit shqiptar nje dem prej 300 mije eurosh.

Burimet policore shpjeguan se nga hetimet e kryera deri tani dyshohet se Brunela Trebicka eshte njera nga drejtueset e ketij aktiviteti kriminal, ku ishte ngritur nje firme fantazme, se ciles i faturonin detyrimet tatimore te disa firmave te medha, qe ushtrojne aktivitetin ne qytetet e Tiranes, Durresit dhe Fierit.

Sipas akuzes, keta eksperte kontabel kane abuzuar me fondet, duke krijuar nje firme, e cila nuk kishte asnje lloj aktiviteti, por me letra funksiononte normal.

Firma me te cilen merreshin parate nga buxheti i shtetit ishte me seli ne Elbasan.

Emri i shoqerise eshte “Klodi” dhe funksiononte vetem me letra. Drejtuesit e shoqerise pa aktivitet plotesonin formulare dhe i paraqisnin ne zyrat e tatim-taksave per te marre vleren e shtuar mbi TVSH-ne.

Nderkohe, asnje prej te akuzuarve nuk e ka pranuar akuzen. Gjykata kishte marre masen e arrestit shtepiak per bashkeshorten e Kosta Trebickes dy dite pas dhenies se te njejtes mase per personat e tjere.

Top Channel