Pakistan, seri sulmesh me bomba, viktima

24/10/2009 02:35

Te pakten 13 persona kane mbetur te vdekur si pasoje e nje serie sulmesh me bomba te ndermarra ne zona te ndryshme te Pakistanit diten e premte.

Sulmi i pare qe pasoi edhe me shume viktima ndodhi ne periferite e Islamabadit ne afersi te nje zone ushtarake duke vrare 5 civile dhe 2 punonjes te sigurise. Ndersa sulmi i dyte ndodhi ne nje krahine ne kufi me Afganistanin duke vrare 6 persona pjesemarres ne nje dasme qe po zhvillohej. Edhe dy sulme te tjera jane ndermarre nga talebanet ne zonat kufitare me Afganistanin duke shkaktuar mbi 24 persona te plagosur.

Sulmet me bomb ate talebaneve jane cilesuar nga autoritetet pakistaneze si reagim ndaj ofensives qe ka ndermarre ushtria ne krahinen e Veziristanit javen e fundit.

Top Channel