Itali, sukses i emigranteve shqiptare ne biznes

24/10/2009 14:05

Ndersa Konfindustria italiane ben te ditur se ne gjashtemujorin e ardhshem rreth nje milion biznese te vogla rrezikojne te mbyllen, duket se tendence te kundert kane bizneset e drejtuara nga grate.

Ne 12 muaj, nga qershori i vitit 2008 deri ne qershor te ketij viti ato jane shtuar ne masen 1,5%, nderkohe qe numri i pergjithshem i bizneseve ne Itali ka rene me 0,2%.

Ne raportin e saj, Qendra e vezhgimit te Bizneseve te Grave, specifikon se eshte i ndjeshem kontributi i dhene nga emigrantet. Ne klasifikimin e pergjithshem te grave te huaja qe ne Itali kane nje biznes mbeten kinezet, aktive kryesisht ne sektorin e tregtise. Gjate 12 muajve te vezhguar, kane qene shqiptare, emigrantet qe kane hapur me shume biznese te reja, me nje rritje prej 15,8%.

Keto te dhena deshmojne se edhe ne kete periudhe krize grate po tregohen te afta dhe guximtare. Tashme nder 6 milion bizneset qe ekzistojne ne vend, nje milion e gjysme drejtohen nga gra.

Top Channel