Hiqej si agjent sekret, arrestohet mashtruesi

24/10/2009 09:25

Hiqej si agjent i sherbimeve sekrete dhe u premtonte njerezve vende pune ne shtet, kundrejt ryshfetit.

Nje 40-vjeçar nga Elbasani ka shfrytezuar perceptimin prej militanti te besuar qe ka agjenti i SHISH-it tek njerezit, per te perfituar shuma te konsiderueshme parash.

Policia e Elbasanit njoftoi dje se arriti te arrestonte Fatmir Gjinollarin pasi vertetoi se ai kishte marre nga disa persona ryshfete prej 2 mije dhe 3 mije eurosh, kundrejt premtimit per t’u rregulluar vende pune ne arsim, shendetesi, apo institucione te tjera shteterore.

Policia ishte sinjalizuar prej disa ditesh per aktivitetin e 40-vjeçarit, por vetem dje ne mbremje rreth ores 20:00 kreu arrestimin e tij, pasi siguroi provat e nevojshme.

Gjinollari do te perballet me akuzat e vjedhjes me ane te mashtrimit dhe pervetesim te titullit.

Top Channel