“Polanski”, SHBA dorezon kerkesen per ekstradim

24/10/2009 03:10

Drejtesia amerikane i ka derguar kerkesen formale autoriteteve zviceriane ne lidhje me ekstradimin e regjisorit Roman Polanski.

Dorezimi i kerkeses eshte kryer nga perfaqesia diplomatike amerikane ne Bernde diten e enjte, nderkohe qe autoritetet zviceriane deklaruan se do te nisin procedurat e ekstradimit nga Kantoni i Zyrihut, vendi ku edhe ndodhet i bugorsur regjisori.

Polanski u ndalua nga autoritetet helvete ne baze te nje urdher-arresti te leshuar nga drejtesia amerikane pasi ai akuzohet per marredhenie seksuale me nje 13 vjecare ne vitin 1977 dhe ne rast te nje ekstradimi rrezikon denimin me dy vjet burg.

Top Channel