Zonja Simpson nudo ne kopertinen e Playboy

23/10/2009 13:30

Revista Playboy arrin te zhveshe edhe nje prej personazheve kult te filmave vizatimore.

Behet fjale per zonjen e familjes Simpson, Margie, e cila shfaqet ne versionin nudo ne numrin e nentorit te Playboy America. Ideja i erdhi manjatit amerikan dhe pronarit te Playboy, Hugh Hefner, me rastin e 20 vjetorit te ditelindjes se filmit te famshem vizatimor.

Margie ndjek ne kete menyre rrugen e Marylin Monroe, Madonna-s, Charlize Theron, e shume emrave te tjere te botes se artit. Nuk dihet ende nese zonja Simpson e ka pranuar oferten thjesht per qejf, per para apo per idealizmin e vajzes Lisa. Inisiativa e Playboy America do ndiqet nga gjithe revistat satelit ne Europe.

Top Channel