SHBA, Senati miraton shpenzimet per ushtrine

23/10/2009 09:15

Senati i Shteteve te Bashkuara kaloi nje ligj per shpenzime te medha ne mbrojtje me qellim qe ndihma ushtarake e derguar ne Pakistan te perdoret vetem per “luften kunder terrorit”.

Ligji vendos kufizime te forta per sigurimin e ndihmes. Ne baze te kushteve ne ligjin e sapo miratuar, Sekretarja e Shtetit dhe Sekretari i Mbrojtjes do te duhet te aprovojne cdo rimbursim ne Pakistan jashte fondit prej 1.6 miliard dollaresh per mbeshtetje logjistike dhe ushtarake per perpjekjet amerikane kunder kryengritesve islamike.

Ketu perfshihen edhe marreveshje me kusht qe te mos perdoret asnje burim qe sigurohet nga SHBA-ja per ushtrine pakistaneze, per te nxitur tensionet me Indine fqinje. Ligji parashikon po keshtu qe pajisjet e renda te ushtrise amerikane te derguara ne Pakistan te verifikohen se ku shkojne.

Autoret e perbashket te masave demokrati, Robert Menendez dhe republikani Bob Corker thane se ligji ishte hartuar ne nje pjese te tij, per te siguruar qe ndihma perdoret per te kryer luften amerikane “kunder terrorit” dhe jo ne drejtime te tjera.

Top Channel