SHBA kerkon ekstradimin e Polanskit

23/10/2009 11:05

Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane kerkuar zyrtarisht ekstradimin e regjisorit Roman Polanski pertej Atlantikut, pasi ai akuzohet per nje perdhunim te kryer ne vitin 1977 ne Kaliforni.

Regjisori u arrestua ne 26 shtator nga autoritetet zviceriane, sipas te cilave, Polanski ka te drejte ta apeloje ne te gjitha instancat ekstradimin. Kerkesa formale per ekstradim eshte dorezuar nga ambasada amerikane ne Berne.

Ne baze te marreveshjes se ekstradimit mes dy vendeve, SHBA kishte afat deri ne 40 dite nga arrestimi i tij, per te paraqitur kerkesen e ekstradimit. Polanski qe ka fituar cmimin Oscar ne vitin 2003 dhe Palmen e Arte ne Kane nje vit me pare, akuzohet per perdhunimin e nje 13 vjecareje dhe ndaj tij Gjykata ne Santa Monica hapi nje ceshtje ne vitin 1978.

Arrestimi i tij ka ngjallur nje polemike te ashper ne France, pasi shume personalitete kulturore kane kerkuar lirimin. Nga ana tjeter, gjykata e vendit helvet nuk ka pranuar lirimin me kusht, pasi i trembet nje largimi te mundshem te regjisorit, ashtu sic beri shume vjet me pare kur ai u largua ne SHBA dhe kerkoi azil ne France.

Top Channel