Polonia, 600 trupa shtese ne Afganistan

23/10/2009 22:55

Polonia ka vendosur dergimin e rreth 600 trupave te tjera shtese ne Afganistan ne kuader te perforcimeve te kerkuara nga gjenerali MekKristal.

Lajmi eshte bere publik nga mediat vendase ku shtohet se Varshava ka rene dakort me kerkesen e gjeneralit MekKristal per 40 mije trupa aleate shtese ne Afganistan dhe se 600 trupat do te nisen ne pranveren e vitit te ardhshem.

Polonia perfaqesohet ne Afganistan me 2 mije trupa dhe shtesa prej 600 perforcime do ta conte numrin e ushtareve polake ne 2600.

Nderkohe, gjithnje sipas shtypit polak nje zyrtar i larte ushtarak ne Varshave ka pohuar se vendimi i tejkalon mundesite ushtarake te Polonise.

Top Channel