Lidhi nipin me zinxhire, ndjekje penale

23/10/2009 08:30

Cohet per ndjekje penale gjyshi i 22-vjecarit, Fatmir Rasho, te semurit mendor dhe fizik, qe per tre vjet me radhe u mbajt i lidhur me zinxhir nga familjaret, ne nje kasolle prane shtepise.

Vendimi per nisjen e procedimit ka ardhur pas sistemimit te tij ne spitalin psikiatrik te Vlores. Nderkohe qe 79-vjecari Kamber Rasho do te hetohet per akuzen e pengmarrjes, mesohet se kane qene autoritetet e policise ne Drejtorine e Qarkut te Fierit ato qe kane nxjerre argumentin e ndjekjes penale per autorin e lidhjes me zinxhir te te semurit mendor.

Sipas zedheneses se Drejtorise se Policise te Qarkut Fier, Valbona Meco, mesohet se: “Drejtoria e Policise se Fierit ka nisur procedimin penal ne gjendje te lire per Kamber Rashon, gjyshi i 22-vjecarit qe mbahej i lidhur me zinxhir ne nje kasolle prej afro 3 vjetesh. Duke e pare si shkelje te te drejtave te njeriut, edhe pse 22-vjecari ishte agresiv nga semundja, strukturat policore te Fierit e kane pare te arsyeshme hetimin e kesaj ngjarje. Nga ana e strukturave policore, u pergatiten materialet procedurale dhe i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Fier per vepren penale “heqje e paligjshme e lirise”, ne ngarkim te shtetasit Kamber Rasho ne gjendje te lire”.

I njejti burim ka saktesuar se procedimi ka ardhur pas denoncimit ne media te rastit te 22-vjecarit, i cili jetonte prej 3 vjetesh ne nje kasolle ne kushte cnjerezore, i lidhur me zinxhire. “Nga veprimet e para hetimore u konstatua se ne banesen e shtetasit Kamber Rasho, i vitlindjes 1930, lindur dhe banues ne fshatin Levan te rrethit Fier, ne nje kasolle ngjitur me banesen mbahej i lidhur shtetasi Fatmir Rasho”, ka shtuar me tej zedhenesja e Policise se Qarkut te Fierit.
Fatmir Rasho ka jetuar per tre vjet i lidhur me zinxhir, pasi sipas familjareve te tij tregonte shenja te theksuara agresiviteti. Per gjyshin e tij, Kamberin, 22-vjecari disa here ka shfaqur shenja dhune kundrejt te afermve, por dhe personave te tjere. 22-vjecari i perket komunitetit rom dhe prinderit e kane braktisur qe kur ka qene foshnje.

Prej disa vitesh ai jetonte nen kujdestarine e gjyshit, Kamber Rasho. Aktualisht ai eshte derguar per kurim ne spitalin psikiatrik te Vlores, ndersa mbetet puna e prokurorise qe te hetoje me tej ne lidhje me kete ngjarje, e cilesuar si kundervajtje penale. Diten e merkure, 22-vjecari Rasho u shtrua ne spitalin psikiatrik ne Vlore. Bluzat e bardha kane deklaruar se ai ka qene i parrezikshem, per shkak te problemeve fizike qe shfaqte dhe se pasi te marre trajtim mjekesor, do te vendoset per fatin e tij.

Top Channel